Engler Automotive prezantoi një katërcikël të mundësuar nga një motor V12.
Konstruksioni monokok. Frenat karbon-qeramike. Sistem shkarkimi titani me veshje qeramike. Dhe së fundi – një motor V12 me fuqi 1200 kuajsh!
Tingëllon si një recetë për një hiperveturë të re, apo jo? Përveçse nuk është.
Këto janë vetëm disa nga veçoritë që zbukurojnë Engler V12 të ri, një katërcikël, që sipas specifikimeve, duhet të konkurrojë me Bugatti-n dhe jo me TRX250X ATV të Honda-s.
Engler Automotive do të zbulojë detaje teknike rreth motorit në vitin e ardhshëm, por dihet se automjeti në variantin e tij bazë do të ketë 700-800 kuaj-fuqi, pak më pak se Ferrari 12 cilindërsh.
Engler V12 ka një ndërrues me tetë shpejtësi, i projektuar në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Koshice, Sllovaki.
Ndërruesi i shpejtësisë peshon vetëm 30 kilogramë, ndërsa pesha totale e automjetit është 1200.