Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët – ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Darwin Nunez u vërshëllye nga tifozët e Liverpoolit në stadium pasi humbje një rast të artë shënimi në fitoren e The Reds 4-2 ndaj Tottenham Hotspur.

Uruguaiani hyri në fushë vetëm në minutën e 75-të të lojës, por humbja e tij një me një kundër Vicario zemëroi tifozët.

Përveç vërshëllimave që mori nga tifozët në stadium, Nunez u kritikua edhe në rrjetet sociale dhe kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer atij.

Pas lojës, Darvin Nunez ka fshirë të gjitha postimet në Instagram të lidhura me Liverpoolin.

Ylli uruguaian tani ka vetëm foton e profilit me fanellë të Liverpoolit dhe të gjitha postimet i ka me fanellë të Uruguait dhe foto familjare.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 52 ndeshje në të gjitha garat për The Reds duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar 13 asistime, megjithatë ai vazhdon të jetë në qendër të kritikave për raste të shumta që ka humbur.

Duke marrë parasysh kritikat mediat në Ishull kanë raportuar se largimi i tij nga Anfield në verë është mëse i mundshëm.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot synon që për qendrën e sulmit ta transferojë meksikanin Santiago Gimenez nga Feyenoord. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles