Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus

Një video e publikuar së fundmi në YouTube nga kanali Carwow shfaq një garë midis Ferrari Purosangue dhe një Lamborghini Urus.

Motori V12 6.5 litërsh i Ferrarit prodhon 725 kuaj fuqi, ndërsa Urus ka një motor V8 4.0 litërsh që prodhon 666 kuaj fuqi.

Lamborghini ka sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat, ashtu si Ferrari, dhe është pak më i rëndë.

Gara zbuloi se të dy SUV-et ishin gati të barabartë pavarësisht dallimeve midis tyre.

Urus e kishte fillimin më të mirë, por u mposht nga Purosangue afër vijës së finishit i cili e përfundoi garën për 11.9 sekonda.

Ndryshe, Lamborghini gjatë vitit 2023 ka arritur rekord shitjesh.

Ndërkohë, Ferrari është duke e kufizuar prodhimin e Purosangue duke e mbajtur modelin ekskluziv dhe më të shtrenjtë. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles