Dimitrievski: Deri më tani nuk kemi bisedime për koalicion të mundshëm me ndonjë subjekt politik

Shkup, 6 maj – Lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski sot deklaroi se deri tani asnjë përfaqësues i kësaj partie nuk ka zhvilluar bisedime mbi bazë të ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë subjekt politik.

Në konferencën për media në selinë e partisë në Shkup, Dimitrievski tha se do t’i presin rezultatet e zgjedhjeve të mërkurën me çka pastaj organet e partisë do të vendosin për të gjitha hapat e mëtutjeshëm.

“Deri në këtë moment me shumë përgjegjësi pohoj se asnjë përfaqësues i lëvizjes ZNAM – për Maqedoninë tonë nuk ka zhvilluar bisedime mbi bazën e ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë subjekt politik. Fatkeqësisht, ne i shtrimë dorën udhëheqësisë së LSDM-së me disa kërkesa ku ata nuk arritën të tejkalojnë veten dhe duke mbrojtur interesat e tyre personale, e vendosën në rrezik frymën socialdemokrate duke na refuzuar neve dhe qytetarët. Nuk kemi biseduar as me VMRO-DPMNE-në, as me ndonjë subjekt tjetër politik në vend”, ka thënë Dimitrievski.

I pyetur nëse do ta mbështesin kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, Dimitrievski tha se qëndrimi i tij personal është i qartë se nuk do ta përsërisë gabimin që bëri në zgjedhjet e kaluara presidenciale duke votuar për Stevo Pendarovskin, por se anëtarët e partisë duhet të votojnë sipas bindjes personale. Sipas Dimitrievskit nevojitet të zgjidhet presidenti i vendit për të shmangur çfarëdo krize politike.

Pritjet e Dimitrievskit për zgjedhjet parlamentare janë se ZNAM do t’i përsërisë shifrat nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe pret që të rriten.

“Sa do të jetë numri, nuk mund të supozojmë sepse duhet të llogaritet edhe pjesëmarrja. Presim dalje më të madhe nga ana e qytetarëve, por sido që të jetë, përkrahja për Lëvizjen ZNAM në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është përkrahje e qytetarëve dhe do të vihemi ekskluzivisht në funksion dhe koalicion me qytetarët”, tha Dimitrievski.

I pyetur nëse ZNAM do të hyjë në qeveri duke pasur parasysh se angazhohen për prolongim të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa në përgjithësi të gjitha partitë shqiptare kërkojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Dimitrievski tha se nëse janë pjesë e qeverisë së ardhshme, dëshirojnë që të ketë edhe parti shqiptare që do të pranojnë kushtet e tyre.

“Qëndrimi jonë për ndryshimet kushtetuese është i qartë. Sa i përket bashkëpunimit në qeveri dhe në cilën përbërje do të hynim, dëshirojmë që nëse do të ishim pjesë e qeverisë së ardhshme të kishim edhe parti shqiptare që do t’i pranonin këto kushte. Në të kundërtën, Maqedonia është shtet unitar, e pavarur e cila vendimet i merr në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Gjithçka që nënkupton shumicë prej 61 deputetësh plus është formim i Qeverisë. Çfarë përbërje etnike do të ketë qeveria, do të definohet në bazë të partnerëve të ardhshëm qeveritar”, ka thënë Dimitrievski.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img