Deco thyen heshtjen, tregon vendimin e klubit rreth shitjes së Pedrit

Barcelona mban qëndrimin e saj ndaj Pedrit, duke hedhur poshtë çdo spekulim për largimin e tij të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka hedhur poshtë prerazi thashethemet që kanë qarkulluar javën e kaluar ku media të ndryshime spanjolle kanë raportuar se Barca mund të tundohej nga ofertat për shitjen e mesfushorit spanjoll.

Deco ka konfirmuar se Pedri është një futbollist themelor i katalunasve dhe nuk duan ta humbasin atë për të ardhmen.

“Pedri është një lojtar themelor për të ardhmen e klubit dhe ne nuk duam ta humbim atë”, tha Deco për sa i përket të ardhmes së Pedrit..

Pavarësisht se është lënë jashtë formacionit startues në ndeshjen e fundit kundër Gironas, mesazhi i Barcelonës për Pedrin mbetet i qartë: klubi beson në talentin dhe potencialin e lojtarit të ri dhe nuk ka ndërmend të dëgjojë ofertat për të në periudhën e ardhshme të afatit kalimtar të futbollistëve.

21-vjeçari ka pësuar disa lëndime këtë edicion dhe nuk ka mundur t’i ndihmojë Barcelonës në ndeshjet kryesore, duke humbur 19 ndeshje mes La Ligas, Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img