Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale

Shkup, 6 maj – Bujar Osmani tha se Fronti Europian nuk do t’ua imponojë votuesve vendimin se për kë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Osmani tha se qytetarët duhet të jenë të informuar, por që duhet të vendosin vetë.

“Do të thotë qytetarët janë të lirë që vet të vendosin në atë se kë do ta mbështesin në raundin e dytë dhe absolutisht si Front nuk e kemi për qëllim që të imponojmë, vet le ta marrin vendimin, mendojmë se kjo është baza e demokracisë, qytetarët të kenë vendim të informuar.

E jona është që t’i informojmë qytetarët për të gjitha aspektet e vendimit. Vendimin në fundit e marrin ata”, theksoi Osmani.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles