Apasiev: Ajo që presim në këto zgjedhje është që nuk mund të formohet qeveri pa “Të Majtën”

Shkup, 6 maj – Atë që e presim në këto zgjedhje është që të mos mundet të formohet qeveri pa “Të Majtën”. Këtë e theksoi sot Dimitar Apasiev, kryetari i partisë E Majta dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Njësinë e parë zgjedhore. 

Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të tubimit përmbyllës në Shkup, Apasiev ju bëri thirrje qytetarëve që masivisht të dalin në zgjedhje të mërkurën. 

“Ne e ofruam platformën tonë maqedonase dhe presim që mandatari i ardhshëm në nivel të asaj platforme, të fillojë bisedime. Ju bëjmë thirrje votuesve që masivisht të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje të dyfishta. Presim numër solid, dyfishimin e rezultatit nga zgjedhjet presidenciale dhe fitimin e grupit të parë parlamentar të Levicës nga tetë deri 12 mandate, varësisht jehonës. Presim luftë burrash dhe betejë brenda në Kuvend, për interesat maqedonase kombëtare”, nënvizoi Apasiev, duke shprehur falënderim për të gjithë aktivistët, vullnetarët, të gjithë që kanë dhënë kontribut në periudhën e kaluar

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img