Shpërndanin kokainë në shkolla dhe lokale nate, 25 persona në pranga, pjesë e grupit kriminal në Tiranë

Një grup kriminal i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla në Tiranë është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, Vocaj sqaroi se janë sekuestruar kokainë të ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.

“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla. Sektori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë. U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve. U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë. U sekuestruan: 3.5 kg kokaine, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 celulare, 5 automjete”, tha ai.

Pikërisht për këtë operacioni i cili ka qenë i shtrirë në kohë, Ministri Taulant Balla ka njoftuar se krimet që bëhen në perimetrin e sigurisë në shkolla do të kenë dënime më të rënda. Sa i përket drogave shitja brenda perimetrit të sigurisë do të dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vite, ndërsa përshtatja e lokaleve për lëndët narkotike do të ketë ndëshkim deri në 10 vite burgim. 

https://www.facebook.com/watch/?v=1082932062777146

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img