Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë

Përveç se e largon dhimbjen, aspirina mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera.

Më poshtë i keni tri mënyra tjera se si mund ta përdorni aspirinën në jetën e përditshme:

I HEQË NJOLLAT E DJERSËS

Këto njolla të bezdisshme të frutave nga kombinimi i djersës dhe deodorantit do të eliminohen më në fund. Vetëm shtypni katër pilula aspirinë dhe pastaj shpërndajeni në një tas me ujë të ngrohtë. Pastaj vendosini rrobat në tas dhe lërini për një orë. Hiqini rrobat dhe lajini ashtu siç bëni gjithmonë.

PASTRIM I THELLË I FYTYRËS

Dëshironi fytyrë të pastër dhe të butë, pa gjurmë të lëkurës së vdekur? Atëherë do t’ju duhen vetëm dy tableta. Copëtojini dhe përziejini me lëng limoni dhe mjaltë. Pastaj, aplikojeni maskën në fytyrë butësisht me lëvizje rrethore. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni.

THUAJINI LAMTUMIRË ZBOKTHIT

Luftoni këto shenja të bezdisshme që nuk janë asgjë tjetër përveçse lëkurë e thatë në kokën tuaj.

Grimconi dy tableta dhe përziejini me shamponin tuaj të zakonshëm, shkruan femina. Lajini flokët si zakonisht dhe lëreni shampon në kokë për pesë minuta. Përsëriteni këtë tre herë në javë, për katër javë rresht.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles