QMK: Tre zjarre në qiell të hapur, apel për kujdes për shkak të jostabilitetit meteorologjik

Shkup, 2 maj – Tre zjarre në qiell të hapur janë evidentuar në 24 orët e kaluara, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qebdra për menaxhim me kriza (QMK).

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut.

“Nga mesdita do të mbajë moti i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Temperatura ditore nga nesër deri të shtunën do të ulet gradualisht, ndërsa të dielën do të rritet për dy deri në katër gradë. QMK apelon për vigjilencë, që qytetarët të kenë parasysh parashikimin e motit gjatë qëndrimit në natyrë dhe të strehohen në periudhat e paqëndrueshmërisë së papritur meteorologjike në ditët në vijim, ndërsa pas reshjeve të dendura lokale në terren, t’i kenë kujdes përrenjtë, për të mos lëvizur pranë shtretërve të lumenjve, përgjatë kanaleve kulluese, në lugina të thella dhe të thepisura”, thekson QMK.

Gjithsej 1.513 thirrje janë evidentuar në numrin ekzistues për thirrje për raste emergjente 112 në QMK, në 24 orët e kaluara.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img