Haaland u bë një personazh në këtë video loje – ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Futbollisti norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland shprehet shpeshherë se është adhurues i “Clash of Clans”, ndërsa tashmë është bërë personazh i kësaj video-loje.

Sipas zhvilluesit të kësaj video-loje, Supercell, personazhi që është krijuar sipas Haaland quhet “Mbreti Barbar” dhe është shkarkuar më shumë se dy miliardë herë.

Është gjithashtu interesant fakti se ky është personazhi i parë i “Clash of Clans” që bazohet në një person nga jeta reale.

Haaland e promovoi të gjithë historinë duke publikuar një trailer në rrjetet sociale, në të cilin takohet me personazhet e videolojës përpara se të “transferohej” në botën dixhitale.

“Ishte një ëndërr kur dëgjuam se Haaland ishte një fans i yni dhe donte të bëhej partner me ne”, tha menaxheri i përgjithshëm i Clash of Clans, Stuart Megow.

Haaland tha se ishte “i emocionuar që më në fund mund të fliste për këtë”.

“Është bukur që u bëra personazh në këtë video-lojë. Jam një tifoz i madh dhe kam ditur gjithçka për të për një kohë të gjatë”, tha sulmuesi i klubit anglez. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img