Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Prodhimi i Volkswagen Transporter i ri do të fillojë në fabrikën e Ford në Turqi deri në fund të vitit.

I zhvilluar së bashku me Ford Transit Custom, Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford në Kocaeli, Turqi, shkruajnë mediat e huaja.

Siç vlerësohet më tej, lëvizja e prodhimit nga Hanoveri, Gjermania në Turqi do t’i japë Volkswagen një avantazh në tregun e furgonëve.

Transporter thuhet se do të konkurrojë me rivalët, duke përfshirë variantet elektrike, nga Stellantis, Renault dhe Mercedes-Benz.

E themeluar në vitin 1959, Ford Otosan është partner i Ford Motor Company dhe konglomeratit më të madh turk, Koç Holding, i cili ka pasur marrëdhënie biznesi me Ford që nga viti 1920. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img