Transporti publik në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Shkup, 30 prill  – Për shkak të festës 1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës, nesër transporti publik në Shkup do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës. 

Nga NQP informojnë se teleferiku do të punojë me orarin e zakonshëm të punës, ndërsa kujdestare do të jenë dy biletari. Nga ora 7 deri në orën 14 do të punojnë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe ajo në Gjorçe Petrov.

Nga ndërmarrja publike shtojnë se teleferiku do të punojë dy orë më shumë se deri më tani, gjegjësisht prej orës 10 deri në orën 20. 

“Në periudhën e orës 19-19.30 është vozitja e fundit prej poshtë drejt majës, gjegjësisht në orën 19:45 është vozitja e fundit nga maja poshtë”, thonë nga NQP Shkup. 

Orari i punës është në përputhje me Vendimin për orarin e punës të Teleferikut në periudhën maj-shtator.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles