1.4 C
Munich

Osmani bëri homazhe në Vërboc dhe Shtuticë në nderim të  280 martirëve dhe 43 dëshmorëve të UÇK-së

Must read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, në 25- vjetorin e masakrave në këto dy fshatra dhe në fshatrat përreth: Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar, ku forcat e regjimit gjoenocidal të Serbisë më 30 prill 1999, vranë mizorisht 280 civilë shqiptarë.

“Sa më afër lirisë, brutaliteti i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë rritej e manifestohej në mënyrën më çnjerëzore, ndaj në ofensivën e tyre vranë 280 banorë të kësaj ane vetëm pse ishin shqiptarë. Në mbrojtje të popullsisë civile u vunë vajza e djem të UÇK-së, në krye me komandant Ilaz Kodrën.

Përballë egërsisë së regjimit kriminal, Ilazi me 42 bashkëluftëtarë qëndruan me guxim dhe vendosmëri deri në flijim. Ata ranë në fushë të betejës, duke u bërë të pavdekshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani tha se sakrifica e heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së, nuk do të harrohet kurrë, ndërkaq guximi i tyre do të mbahet mend gjithmonë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article