Mot me diell dhe ngrohtë, deri 27 gradë

Shkup, 30 prill – Moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore me reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë deri 25 gradë,

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të izoluara, ndërsa të enjten në disa vende do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, do të fryjë erë nga veriu, ndërsa temperaturat do të bien për disa gradë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles