Mbreti Charles III do t’u kthehet detyrave zyrtare publike për herë të parë që kur bëri të ditur diagnozën e tij me kancer.
Monarku britanik, i cili është përkrahës i Macmillan Cancer Support, do të vizitojë një qendër të trajtimit të kancerit për të takuar specialistë mjekësorë dhe pacientë të tjerë, shkruan Sky News.
Në fillim të muajit shkurt, Mbreti Charles III bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer.
Që atëherë, organizatat bamirëse të kancerit e kanë vlerësuar ndikimin që ka pasur në rritjen e ndërgjegjësimit publik.
Qëllimi i vizitës së sotme, ku ai do të takojë për herë të parë një numër më të madh njerëzish, është të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe të nxjerrë në pah kërkimet inovative, të mbështetura nga Cancer Research që zhvillohen në spital.