Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Shkup, 30 prill – Kallëzim penal është dorëzuar ndaj një ish-kryetari të Shkupit, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin komunal për gati 11 mijë euro, mjete këto që i janë paguar operatorit ekonomik të përzgjedhur për rindërtimin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale ka kryer veprime parahetuese pasi i kallëzuari dyshohet se ka kryer vepër penale” keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas informacioneve të MPB-së, personi edhe pse nuk ka qenë në krye të detyrës ka planifikuar rikonstruksionin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme, duke e ditur se shkollat ​​e mesme, sipas Ligjit për arsimin e mesëm, janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles