Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Loredana dhe Noizy janë parë së fundmi bashkë, duke dhënë aludime se mund të vijë një projekt së shpejti nga kjo dyshe.

Në rast se ndodh kështu, ky do të jetë bashkëpunimi i dytë që vjen nga artistët, pas projektit të fundit të tyre të titulluar “Heart Attack”.

Përveç tjerash, Noizy së fundmi bëri të ditur se do të lansojë së shpejti një album, të cilin e ka quajtur “ICON”.

Foto: Loredana dhe Noizy / Instagram

Reperi gjithashtu bëri të ditur se në kuadër të këtij albumi ai ka bërë disa bashkëpunime, dhe njëri prej këtyre mund të jetë edhe me Loredanën.

“Gati një vit pa nxjerr këngë, me duket erdh momenti si vitin e kalum. A jeni gati? Albumi quhet ‘ICON’ dhe është i mbushur me super këngë, plot bashkëpunime, plot hite. Kjo vera? S’ja keni idenë. Kaq”, shkroi reperi në postimin e tij.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles