Buzhala: Shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen!

Prishtinë, 29 prill – Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, ka komentuar në rrjetet sociale, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mëkurën e kaluar.

Buzhala në një postim të tij, ka shkruar se “shtetet aleate” nuk do ta pengojnë një qeverisje të mundshme mes VMRO-së dhe VLEN-it pas zgjedhjeve, që do ta dërgonte në opozitë BDI-në, pas shumë vitesh.

“Shume interesant,

Per arsye te panjohura per mu, shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen, pas zgjedhjeve, ne Maqedoni.

Ose ndoshta eshte e tepert te themi qe po e mbeshtesin, sepse me e mire do te ishte te thuhej nuk po e pengojne partine nacionaliste maqedone te bej koalicion me koalicionin Vlen, duke e çu BDI’ne ne opozite per here te pare pas kushedi sa vitesh.

Pra, pak a shume ne nje periudhe te njejte kohore, do ta kemi nje elite te re politike ne Mal te Zi, ne Kosove dhe Maqedoni. Doren ne zemer kjo ne Kosove tash nuk eshte qaq e re. Ketu ndryshimi ka fillu ne vitin 2019, e tash jemi ne vitin 2024.

Vec Shqiperia e Serbia nuk po dorezohen”, ka shkruar Buzhala.

https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/pfbid02zL95odAfiCayRf4hKVUM4BAFUGz552FPEhXvaMsgCtwq5mAJDQeNtfv4GfqA3uC2l

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles