“Bëhu human – shpëto jetë” – aksion për dhurimin e gjakut në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 30 prill – Nën moton “Bëhu human – shpëto jetë” Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës.

“Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Përmes këtij aksioni, Gjykata Kushtetuese, siç është theksuar në komunikatë, shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe njëkohësisht i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për ngritje të ndërgjegjës për dhurimin e gjakut dhe motivimin e një numri të madh të njerëzve për dhurim vullnetar.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles