Barometri i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll – “E kthjellët – E turbullt”

Shkup, 30 prill – Barometri i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll – Maqedoni për prill pas ndjekjes së tyre të rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljen korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, i quajtur  “E kthjellët – E turbullt”, në ngjarjet “e kthjellëta” i thekson 17 pjesëtarët e arrestuar të policisë së burgjeve për shkak të lidhjes me arratisjen e një të burgosuri dhe MPB do të parashtrojë dy kallëzime penale lidhur me zgjedhjet. 

Sipas  barometrit

të Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, qëndron në kumtesë, si ngjarje “të turbullta” janë shënuar vërejtjet nga raporti i Departamentit të Shtetit për korrupsion serioz qeveritar dhe avancime politike në gjyqësor dhe prokurori, si dhe vlerësimi nga Fridom Haus për kthim prapa në sundimin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. U theksuan edhe rastet në Gjykatën Administrative dhe Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, ankesat e qytetarëve te Ombdusmani për procedura të gjata parahetimore në PTHP Shkup me çka vjetërohen veprat penale dhe Gjykata Administrative e cila refuzoi mbi 3.000 vendime për avancime dhe punësime në Ministrinë e Financave dhe sektorin publik. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles