“Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion…”, sërish përplasje Gogu-Salianji: Ju doni të hidheni degë me degë

Leximi i shkresave nga ana e kryetarit të Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji shkaktoi irritim të socialistëve gjatë kësaj mbledhje.

Gogo tha se kryetari po lexon punën dhe djersën e institucioneve të cilët presin nga komisioni që të nisin një orë e mirë hetimin.

Nga ana tjetër Salianji iu kundërpërgjigj duke i përmendur largimin nga mbledhja të përfaësuesve të maxhorancës disa javë më parë.

Gogu: Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion falsifikimin, ngjason me ato personazhet qesharakë që ku u shpi fotokopja shkonin dhe shikonin a ishte i njëjtë me origjinalin, dhe prirjet janë të theksuara, kanë një prirje serioze nga ky shtet dhe ka një prirje prej showmen politik që do ta kthejë komisionin si spiker lajmesh, merr dhe na lexon punën dhe djersën e institucioneve presin nga ne që në të nisim një orë e mirë hetimin. Ju tërheq vëmendjen, nuk mund të keq komentoni qoftë përgjigjet e institucioneve ose ekspertëve, ju nuk komentoni mbi ti, prandaj ju thashë

Salianji: Se kush bën show dhe hidhet degë më degë për të shfokusuar dhe hequr nga vëmendja dhe kush po flet sipas ligjit, nuk do të gjeni arsye që të ikni dhe të kërkoni pushim dhe të mos ktheheni, mos u bëni kaq sipërfaqësor sa jeni në qëndrime politike. Doni të hidheni degë me degë.

Pas debateve që degraduan deri në ofendime mes kryetarit dhe nënkryetarit, u vendos që të bëhej pesë minuta pushim.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles