Balluku: Në fund të Qershorit hapet tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë-Kashar

Në një event për mbarëvajtjejn e sezonit turistik, ministrja Belinda Balluku tha se ky vit do të jetë me shumë dorëzime veprash dhe hapje kantieresh të reja. Ajo renditi të parin hapjen e aksit Thumanë-Kashar, që do të lehtësojë trafikun, por edhe tunelin e Llogarasë që sipas saj është “perla e infrastrukturës shqiptare”.

“Ky do të jetë një vit me shumë dorëzime veprash dhe me shumë hapje kantieresh të reja. Të gjithë më pyesin nëse e kam seriozisht kur them që Thumanë-Kashar një nga akset rrugore pjesë e Korridorit Blu dhe më kyçe të këtij korridori pasi do të jetë ajo që do të shpëtojë një herë e mirë të gjithë trafikun që prej vitesh me të vërtetë e kemi pasur problem. E kam seriozisht, më 30 Qershor Thumanë-Kashar do të jetë një aks i përshkrueshëm. Ajo do të jetë dita kur çdo automjet do ta përshkrojë atë aks dhe për më tepër ne me shumë gëzim do t’ia dorëzojmë policisë që të nisë operacionet dhe të ketë monitorim të plotë. Gjithashtu më 30 Qershor, por do t’i koordinojmë, nëse Thumanë-Kashar hapet me 30 Qershor, atëherë tuneli i Llogarasë do të hapet një ose dy ditë më pas pasi edhe forcat tona duhet të jenë të përqendruara. Do të hapim tunelin e Llogarasë që në opinionin tim është perla e infrastrukturës shqiptare. Një tunel prej 6 kilometrash, një tunel që do ta quaja vepër arti edhe për shkak se gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga tuneli i Murrizit, por edhe ai tunel do të dorëzohet brenda vitit 2024 duke mbyllur njëherë e mirë Rrugën e Arbrit”, tha ajo.

Gjatë muajit Maj, ajo tha do hapen dy gara ndërkombëtare për dy porte “një nga ajri dhe një nga deti”. Bëhet fjalë për portin tregtar të Porto Romanos në Durrës dhe gara për aeroportin e Gjirokastrës.

Balluku theksoi se impakti ekonomik që këto vepra kanë “është i pamatshëm”.

Për të mbarëvajtur sezonin sa më mirë, pritet që të nisë operimi në Qendrën e Menaxhimit të Trafikut.

“Fokusi kërkon të kemi sinergji dhe bashkëpunim mes palëve. Unë duke përfaqësuar këtu portofolin e infrastrukturës dhe energjisë si dy kolona bazë mbajtëse të sektorit të turizmit do thoja që ne do të fillojmë shpejt operimet në Qendrën e Menaxhimit të Trafikut, aty ku parashikohet që të akomodohen të gjithë ato struktura që ndërhyjnë menjëherë duke shkurtuar kohën e ndërhyrjes në territor dhe duke shërbyer padyshim turizmit. Do të kemi aty ARRSH, Policinë e Shtetit, Urgjencën kombëtare, emergjencat civile dhe të gjithë ata trupa që duhet të marrin informacion nga terreni”, tha ministrja.

Sipas Ballukut, 14 milionë turistë është projeksioni i këtij sezoni, por shtoi se “nga ç’duket projeksionet gjithmonë gabojnë në vitet e fundit, por në mënyrë pozitive”.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img