Trajanov rizgjidhet kryetar i BD-së dhe bën thirrje për mbështetje të Siljanovskës

Shkup, 28 prill – Në Kongresin e 7-të të Bashkimit Demokratik, ku morën pjesë mbi 400 delegatë dhe mysafirë, nga 80 anëtarë u zgjodh Këshilli Qendror i Partisë Demokratike, ndërsa kryetar u rizgjodh Pavle Trajanov.

Kongresi ka miratuar edhe thirrjen për qytetarët që të përfshihen në ndryshime, ku ndër të tjera theksohet se janë të nevojshme reforma thelbësore dhe rinovim të personelit.

Maqedonia është ngecur në një moçal politik, reformat themelore dhe rinovimi i personelit janë të nevojshme nëse duam të çojmë përpara të gjitha proceset. Në këto zgjedhje vendoset nëse vlerat do të inkorporohen në sistemin që do të garantojë ndërtimin e një shteti të denjë dhe modern evropian, të pavarur nga qeveria, një shtet qytetarësh të lirë dhe krijues, krenarë për veten dhe shtetin që ata kanë dhe po ndërtojnë.

Maqedonia duhet të ketë sukses, kjo është obligim dhe premtim për gjeneratat e ardhshme. Të jesh apo jo, këtë vendosni ju qytetarët! Shkoni në zgjedhje dhe përcaktoni të ardhmen e Maqedonisë, demokratike, të lirë, të fortë dhe të respektuar nga të gjithë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles