Tifozët e Milanit trajnerin e ri e gjejnë në Francë

Sipas raportimeve të fundit, Milani ka mbetur i habitur nga reagimi i fortë i tifozëve për thashethemet lidhur me Julen Lopeteguin dhe tashmë janë duke ri-vlerësuar zgjedhjen e tyre për trajnerin e ri, dhe tashmë favorit për këtë post është Paulo Fonseca.

La Gazzetta dello Sport sugjeron se ‘Rossonerët’ ishin shumë afër vendimit për të shkarkuar Stefano Piolin në fund të sezonit dhe ta zëvendësojnë atë me Lopeteguin.

Sidoqoftë, përgjigja nga tifozët ishte aq virulente në refuzimin e saj sa që rezultoi me një trend në rrjetet sociale #Nopetegui, ku madje u hartua edhe një peticion për të bllokuar këtë lëvizje nga klubi.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio tani pretendon se mesazhi u mor nga bordi i klubit dhe Gerry Cardinale është duke ri-vlerësuar mundësinë e emërimit të ish-trajnerit të Real Madridit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles