Sulmi terrorist, Taxhikistani këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Rusi

Taxhikistani i ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë për Rusi, për shkak të trysnisë së madhe me të cilën po përballet aziatikët qendrorë pas një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit njoftoi për “udhëzimin e përkohshëm” më 27 prill, një ditë pasi zyrtarët taxhikë shprehën shqetësimet e tyre se taxhikëve po u mohohej hyrja në Rusi “padrejtësisht”.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët taxhikë kanë raportuar për rritjen e shkallës së ksenofobisë kundër aziatikëve qendrorë në Rusi, pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus, ku u vranë 144 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Hetuesit rusë thonë se sulmi – i cili është cilësuar si sulmi më i rëndë terrorist në dy dekadat e fundit në Rusi – u krye nga katër burra shtetas të Taxhikistanit.

Autoritetet ruse i kanë arrestuar 11 shtetas taxhikë, të fundit më 27 prill, dhe një shtetas rus të lindur në Kirgistan, në lidhje me këtë sulm.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles