Kryeminstrja e italisë Georgia Meloni ka reaguar për herë të parë pas
publikimit të reportazhit të emisonit Report transmetuar në Rai 3 ku ndër të tjera u sulmua marrëveshja për emigrantët mes vendit tonë dhe Italisë.
Meloni nuk i kurseu kritikat as për emisionin dhe as televizionin ku u publikua investigimi.
“Shërbimi publik televiziv Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte vendin si një narko-shtet. Më ndihmoni të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar, që u linçua vetëm pse ndihmoi kombin tone”, tha Meloni.
Ndërsa shpalli kandidaturën për zgjedhjet europiane, Meloni kritikoi edhe socialistët e bllokut dhe i doli në krah kryeministrit Rama për të cilin tha se u sulmua padrejtësisht.
“Kur bëmë një marrëveshje të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë. Në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e linçuan”, u shpreh ajo.
Emisioni Report, i transmetuar pak ditë më parë në kanalin publik italian Rai 3 ka ngjallur diskutime të shumta, përfshi edhe replika në distancë, për shkak të tematikës së trajtuar, ku pretendohej përfshirje e zyrtarëve të lartë shqiptarë në vepra korruptive dhe kapje te shtetit nga mafia.