Fshati Tanushë pothuajse i zbrazur, banorët e mbetur s’kanë kushte për jetë

Shkup, 28 prill – Rreth 45 kilometra larg kryeqytetit, banorët e fshatit Tanushë jetojnë në kushte të vështira. Nuk kanë as dyqane për blerjen e ushqimeve, as transport të organizuar e as ambulancë. Pak banorët e mbetur në këtë fshat merrem me bujqësi e blegtori, me çka dhe sigurojnë disa prej ushqimeve bazë. Ndërkohë për çdo nevojë tjetër thonë se udhëtojnë drejt Shkupit njëherë në muaj.

“Çfarë dyqani, as autobus as asgjë, shkoj me marr pensionin në Shkup….mbes në rrugë gjithë ditën, s’ka, kush t’më merr me kamion kush të bëjë gajret. Ska makina, s’ka asgjë… As dyqan nuk ka, as ambulancë nuk ka, as asgjë në botë. Me miell, me sheqer, çaj, vaj, të gjitha duhet të blihen. Tash shkoj i blej për një muaj ose në Shkup, kur të shkoj me marr pensionin”, tha një banor.

Një ndër kërkesat kryesore të banorëve është një mjek që do të shkonte për vizita, të paktën një herë në muaj. Ata thonë se e kanë të vështirë që për një kontroll të udhëtojnë drejt Shkupit. Përveç kësaj kanë probleme edhe me dokumentet personale dhe të gjitha shërbimet i paguajnë privat.

“Të paktën një mjek të na i sjellin ndonjëherë. Se ne nuk kemi për me shku në Shkup, me marrë një injeksion, ose me shku në Shkup me marrë një pako me ilaçe e nuk e dijmë, çfarë të marrim. Mjek këtu nuk vjen asnjë, ne jemi në zor për mjek, për rrugë, për kushte që na nevojiten si njerz, e vërtetë për dokumentat, gruan e kam të sëmurë, nëpër mjek, të gjitha privat I kam“, shtoi një banor tjetër.

“Mjeku më së paku njëherë në dy javë me ardh, për të moshuarit kontrollë, të gjithë të moshuar kanë ngelur. Unë vi vetëm njëherë në javë edhe shkoj në Kosovë, nuk kam dokumente të Maqedonisë, shkollën deri në klasën e gjashtë e kam të kryer këtu në fshat. Në 2001 kemi ik në Viti, atje e kam kryer shkollën fillore dhe të mesme, tash jetoj atje, vetëm verës vij nga pak sa me punu”, theksoi një banor.

Për shkak të këtyre kushteve, Tanusha ka mbetur pothuajse bosh. Sipas informacioneve të banorëve, vetëm dhjetëra banorë jetojnë atje, të tjerët shkojnë vetëm gjatë verës.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img