“Steven Holl” fitoi projektin “Expo Albania”, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë

Projekt-ideja e arkitektit të famshëm amerikan, Steven Holl është shpallur ditën e djeshme fituese e finales së konkursit ndërkombëtar për “Expo-Albania”.

Për këtë projekt ka reaguar kryeministri Rama në rrjetet sociale duke thënë se “Expo Albania” do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.

Kryeministri Rama shton se kur ky projekt të realizohet, do të jetë një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë për një ofertë të re për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjes, dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/watch/?v=802000114769827

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles