Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Protestuesit e opozitës që mbështetësin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aktivistë nga Partia e Lirisë kanë hedhur disa herë molotov në derën e Bashkisë Tiranë, gjatë protestës së radhës të mbajtur sot.

Ky është tubimi i katërt që mbahet para institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, ku opozita kërkon sërish dorëheqjen e tij nga detyra, pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.

Dera kryesore e Bashkisë së Tiranës është rrethuar me barriera hekuri dhe një kordon policie është stacionuar për të penguar protestuesit që të mësyjnë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Një numër i lartë forcave të policisë rrethuan zonën. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit (fraksion i PD-së) dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img