Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pranuar në Dhomën e Këshillimit padinë e Partisë Demokratike për taksimin e profesioneve të lira.

Ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka depozituar më parë padinë në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se tatami mbi profesionet e lira është i padrejtë, dhe se prek shtresën e mesme të popullsisë.

Ajo i bëri thirrje pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon dhe të japë një vendim në të mirën publike.

“Besoj se është një shenjë që grupi parlamentar i PD-së dhe individët e Komisionit të Ekonomisë janë të shqetësuar për të mirën publike, për dëmin që po shkakton në këtë shtresë të caktuar të popullsisë dhe janë të shqetësuar sepse sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh. Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, që është i interesuar të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë ato që besojnë të institucionet”, deklaroi ajo.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img