Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO le në fuqi vendimin e shkallës së parë, le në burg ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO le në fuqi vendimin e shkallës së parë, le në burg ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën e sigurisë për ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami.

GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për të tre këto persona.

Berberi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Vendimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 25.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim Evis Berberi, Ervis Lami, Valter Begaj, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles