A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus përballë gazetarëve Roland Zili dhe Mentor Kikia, ka folur për akuzat e tij ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, si dhe për të ardhmen politike.

Gjatë deklaratave të tij Meta se i kanë propozuar të arratisur. Referuar kësaj deklarate moderatorja Borakaj e ka pyetur nëse vendi që i kanë sugjeruar për tu arratisur është Hungaria dhe a ka lidhje me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Meta tha se ka respekt për këtë të fundit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ku ju sugjeruan të ikjni cili ishte vendi, ishte Hungaria?

Meta: Pse Hungaria?

Borakaj: Ka lidhje me Gruevskin?

Meta: Kam shumë respekt për Gruevskin. Bëri gabim që iku. Ai iku për shkak të nepotizmin, emëroi një kushuririn e tij shef, dhe Gruevski pagoi kostot e tijj. Maqedonia në kohën e tij ka qenë një nga modelet më të sukseshmë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles