Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e Mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nuk do të mungojnë shtrëngata të izoluara kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati I perëndimit me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 15°C, në zonat e ulëta 9 deri 19°C, në zonat bregdetare 10 deri 18 °C.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles