“Reformë e plotë për pensionet”, ministri Gonxhe: Nuk mund të jenë në këtë gjendje, të ndërhyjmë fort

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet.

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje. Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo. Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë për veten tonë për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, thotë ministri Blendi Gonxhe.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhe u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave pasi thotë se sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit.

“Ne do të bëjmë çmos, ju garantoj për këtë, që të ngremë pagat. Pagat janë një histori fitore-fitore. Ata sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit”, u shpreh Gonxhja.

Më tej, ministri Gonxhe ka bërë thirrje që të aplikohet për punë në shtet, teksa ka thënë se shumë janë zhgënjyer dhe kanë frikë për të firmosur.

“Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer. Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë. Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhe.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img