Rama mbledh partinë para nisjes në Greqi

Riorganizimi i socialistëve do të bëhet edhe përtej kufirit. Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama do të nisë një tur për të takuar komunitet shqiptare në Diasporë.

Pikënisja do të jetë nga Athina, në 12 Maj, teksa paraprakisht sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka udhëtuar drejt kryeqytetit grek, me një pjesë të strukturave të PS.

Kjo lëvizje e Edi Ramës vjen në një moment kur partia është në valën e fushatës për të tërhequr anëtarë të rinj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Për shkak të kësaj vizite në Athinë, socialistët kanë zhvendosur më 10-11 Maj zgjedhjet e delegatëve të Kongresit me parimin një anëtar një votë.

Por dy javë para nisjes së këtij turi, Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve në seli. Të mërkurën, këta të fundit pritet të raportojnë mbi gjithë ecurinë e fushatës së bërë deri më tani për antarësimet e reja.

Por gjithashtu edhe për angazhimin që do duhet të kenë për turin e kryesocialistit Rama në diasporë.

Përveç takimit me shqiptarët që jetojnë në Athinë, pritet me interes nëse kjo vizitë do të shfrytëzohet edhe për ndonjë takim informal me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas tensioneve që vijojnë prej muajsh, për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles