Pas disa mediave prestigjoze në botë janë mediat franceze janë ato që i kanë kushtuar një rëndësi të madhe turizmit në vendit tonë.
Teksa sezoni turistik po afron dhe shumë mund të jenë në dilemë për destinacionet që mund të vizitojnë mediat “Generation Voyage” dhe ‘Yourtopia” japin rekomandimet për destinacionet që nuk duhen humbur.
Revistën franceze e udhëtimeve “Generation Voyage” rekomandon që të vizitohet qyteti i Tiranës i cili është plot me ndërtesa historike, sheshe, parqe të vogla, bulevardë të mbushur me njerëz.
Piramida e Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar, Sheshi Skënderbe, por edhe Blloku janë disa nga pikat që duhen vizituar. Kjo e fundit është vendi më trend i Tiranës ku të rinjtë takohen për të dalë në mbrëmje. Nga ana tjetër revista franceze e udhëtimeve “Yourtopia” vlerëson plazhet dhe peizazhet e saj mahnitëse, kuzhinën fantastike dhe njerëzit mikpritës.
Ndryshe nga vendi fqinj Greqia, Shqipëria nuk është e mbipopulluar me turistë dhe nuk ka çmime të tepruara. Xhevahiret e rivierës shqiptare janë Lukova dhe Ksamili, dy destinacione plazhet e të cilëve janë cilësuar nga përdoruesit e TikTokut si “Maldivet e Evropës”. Për të mbërritur në Lukovë nga Britania e Madhe, një nga opsionet më të mira është të fluturoni për në Korfuz dhe më pas të merrni tragetin për në Sarandë, për rreth 26 Euro për person.
Teksa Ksamili u vizitua nga një numër rekord vizitorësh vitin e kaluar, Lukova mbetet ende një vend i panjohur për udhëtarët. Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është gjatë muajve të verës, nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është perfekt për not.
Në përfundim ka edhe një këshillë udhëtimi në maj ose tetor, jashtë pikut të sezonit, është një ide e mirë nëse doni të kurseni para.