120 arrestime për drogë në Tiranë në tre muaj! Pesë persona ndiqen penalisht çdo ditë

Mesatarisht në një ditë 5 persona në kryeqytet evidentohen duke konsumuar një vepër penale që lidhet me drogën.

Në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti 120 persona janë arrestuar në Tiranë për trafik apo shpërndarje droge ndërsa 280 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Referuar statistikave gjatë këtyre 3 muajve vetëm në kryeqytet janë sekuestruar 52 kg kanabis, dhe 3000 fara kanabisi. E lartë është dhe sasia e kokainës së sekuestruar që rezulton droga më e përdorur në kryeqytet. Në operacione të ndryshme këtë tremujor janë sekuestruar 8.5 kilogram Kokainë.

Përveç kanabisit tradicional në tregun e shpërndarësve të kryeqytetit është futur dhe kanabisi laboratorik me TCH të lartë i cili në vendin tonë hyn nëpërmjet postës. Gjatë këtij viti policia e Tiranës ka kapur 3 raste kur droga është nisur me postë nga Kalifornia apo Chikago. Për të fshehur gjurmët trafikantët e nisnin pakon me lëndë narkotike në emrin e një personi që ka ndërruar jetë apo duke përdorur mjete identifikimi të vjedhura.

Rritja e konsumatorëve të drogës sidomos i të rinjve është kthyer në një problem serioz në shumë shoqëri për këtë arsye policia ka ndërmarrë dy operacione kombëtare kundër shpërndarësve. Gjatë vitit të kaluar vetëm në kryeqytet për këtë vepër penale u evidentuan 1542 persona.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles