ZJARRI I PERËNDIVE

Poezi nga: Juan Rodolfo Wilcock
Përktheu: Maksim Rakipaj

Hej, shikoni si shëmben vitet
me oshëtimë duke krijuar një re
dhe zogjtë gajasen nëpër degë
me ëndrrat e njeriut, që zhbëhen copa-copa!

Dënimin për zjarrin ende s’ka shlyer Prometeu,
dhëmbjen mban mbi ballë që të mos shuhet,
shihni si shtohet përmbi rrënojat
hiri i mbetur nga ai zjarr i ndrydhur!

Kalojmë kohë pa parë fytyrën e tij,
ato buzë që na thërrasin nga larg.
Ah sikur në tjetër ëndërr të mund të mendonim
se ajo flakë të ngrihej paqësisht lart
mes Bukurisë të valëvitej, përgjithmonë!

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img