Ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Stresi, një konkurrent tjetër i BBVK.
Gjatë një deklarate të fundit, Stresi foli në mënyrë kritike për Xhulin, duke pretenduar se ajo nuk meritonte vendin e parë në garë, pasi sipas tij, ajo ka paraqitur një histori të rreme gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK.
Në përgjigje të kësaj se çfarë reperi nga Shqipëria tregoi, Juliana ka hedhur akuza të forta kundër tij, përmes një videoje të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.
“Të gjithë e dimë se ai është një djalë që pi bari nëpër skutat e Tiranës. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrierë. Ka përdorur shëndetin e ish-gruas së tij për lojë,” deklaroi ajo, duke shtuar një sërë kritikash ndaj karakterit dhe veprimeve të Stresit gjatë kohës së tij në BBVK.
Xhuli gjithashtu zbuloi se Stresi i kishte premtuar publikisht një shumë të konsiderueshme parash nëse ai do e fitonte Big Brother-in. “M’i ka premtuar publikisht 30 mijë euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodhur kjo. Ai është rrenc, gjithë i kam thënë ‘rrenc’”, shtoi ajo, duke nxjerrë në pah një marrëveshje të supozuar që nuk është mbajtur.
Juliana dhe Stresi përndryshe kanë pasur vazhdimisht përballje me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë më të famshme në Kosovë.