Numëroni deri në 10 përpara se t’ia thoni këto fraza partnerit tuaj

Fjalët që u themi të dashurve tanë në momentet kur jemi të nxehur ose të lodhur mund të jenë të rrezikshme duke e bërë lidhjen tuaj më të tensionuar dhe ndonjëherë edhe të padurueshme.

Në disa raste, kur ato janë të tepruara mund të çojnë edhe në ndarje. Për këtë arsye ne po ju sjellim më poshtë 6 fraza që edhe sikur t’i mendoni kur jeni të nxehur ose të lodhur nuk duhet t’ia thoni partnerit tuaj sepse mund të ketë pasoja.

Më mirë kafshoni gjuhën ose numëroni deri në 10, sa t’ju iki inati dhe më pas kthejini përgjigje partnerit tuaj.

Fraza që zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit tuaj
Kur partneri ynë po na tregon se si është ndjerë në një moment të caktuar, fraza si “Oh, çfarë absurdi” ose “Sa e vret mendjen ti”, nuk janë aspak të duhura. Ne nuk po e ngushëllojmë partnerin, por po i nënvlerësojmë ndjenjat e tij. Në këtë formë ato do të ndihen të vetuar, të pakënaqur dhe kjo do të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Në vend të kësaj, përpiquni të kuptoni se çfarë e shqetëson partnerin tuaj.

Fraza që flasin për indiferencë

Nëse një nga partnerët nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh me tjetrin, kjo do të thotë se ata janë drejt ndarjes. Mos thoni fjalë që tregojnë indiferencë. Dëgjoni veten dhe diskutoni se si ndiheni me partnerin tuaj.

Frazat e krahasimit

Mos e krahasoni kurrë partnerin tuaj me partnerët e miqve tuaj. Kjo gjë duhet të ndodh vetëm atëherë kur krahasimi është në favorin e tyre. Në vend që të merrni dikë si shembull, përqëndrohuni totalisht tek partneri juaj: gjërat pozitive të tij.

Fraza me përgjithësime

Mundohuni të shmangni frazat që përmbajnë përgjithësime si “gjithmonë”, “kurrë” dhe “vazhdimisht”. Duke përdorur këto fjalë, fajësoni partnerin tuaj për problemet e djeshme, të sotmet dhe ato të nesërmet. Është shumë më efektive të përqendrohesh në të tashmen, të kërkoni një zgjidhje së bashku dhe të hiqni dorë nga pozita akuzuese. Flisni për ndjenjat tuaja. Kjo ndihmon partnerin tuaj për të dëgjuar dhe kuptuar.

Fjalët që shkatërrojnë vetëvlerësimin e partnerit tuaj

Të gjithë njerëzit pa përjashtim kanë nevojë për një vetëbesim të qëndrueshëm dhe fjalët që e degradojnë atë janë traumatike për të gjithë. Nëse thoni fraza si: “Ju e quani veten njeri?” ose “Kush do t’ju dojë?” ose “Askush, përveç meje nuk do të dojë”, do ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Herët a vonë partneri juaj do të shkojë tek dikush që e do dhe e vlerëson ashtu siç ai është. A është ky qëllimi ty?

Fraza me kërcënime

“Dua të ndahemi”, “do iki nga ti”, “do kthehem tek nëna ime”. Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë për t’i thënë këto, mos i thuaj kurrë për dy arsye. Së pari është një manipulim që synon të arrijë diçka nga partneri juaj dhe së dyti këto fjalë mund të çojnë në ndarje, dhe kjo ndoshta nuk ka qenë pikërisht ajo që doje.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img