Ndalohet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte në Shkup

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në Cërnicë të Shkupit. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë paraburgim ndaj personit 23 vjeç, ndërsa theksojnë se i njëjti bashkë me tre persona të tjerë, natën mes 31 marsit dhe 1 prillit, kanë shkaktuar gjithsej dëm në vlerë të 285.000 denarëve.

“I dyshuari në natën ndërmjet 31 marsit dhe 1 prillit, së bashku me tre persona të tjerë, kanë hyrë në një market të mbyllur në rrugën Vostaniçka në Shkup, kanë marrë një kasafortë metalike në vlerë prej 12.000 denarë, qarkullim ditor në vlerë prej 228.000 denarë dhe cigare në vlerë prej 45.000. denarë, gjegjësisht vlerë e përgjithshme prej 285.000 denarëve. Ata kanë mbërritur para marketit me një automjet, duke përdorur mjetet përkatëse – hebëll, pincë, etj., kanë punuar në derën e hyrjes së marketit, por nuk kanë arritur ta hapin.

Njëri prej autorëve ka ndezur automjetin dhe ka vozitur praka, duke thyer të dyja dyert rrëshqitëse. Më pas së bashku me të dyshuarit e tjerë i kanë çmontuar dhe i kanë vendosur pranë hyrjes së marketit. Përmes hapjes së bërë në këtë mënyrë, i dyshuari së bashku me persona të tjerë kanë hyrë në dhomën e dedikuar për punonjësit nga ku kanë marrë kasafortën metalike me qarkullimin ditore dhe cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thonë nga Prokuroria.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img