Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

Shkup, 19 prill – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të bubullimave dhe të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatere nga drejtimi verior. Temperatiura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 10 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup vranësira dhe më freskët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Sipas DPHM, gjatë fundjavës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët. Të dielën në disa vende do të ketë reshje shiu të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme dhe kushte për paraqitje të jostabilitetit të izoluar me bubullima. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë në male reshjet do të kalojnë herë pas here në borë dhe në malet më të larta do të formohet mbulesë e re bore. r

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img