Pas një tjetër sezoni zhgënjyes me Manchester Unitedin, e ardhmja e teknikut holandez Erik ten Hag duket gjithnjë e më larg Anglisë.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Ten Hag do të mësojë më shumë për të ardhmen e tij në javët e fundit të sezonit.
Pikërisht gjatë kësaj kohe Sir Jim Ratcliffe dhe grupi i tij INEOS pritet të marrin një vendim të vështirë, të vazhdojnë me Ten Hag, apo të ndërpresin bashkëpunimin.
Manchester United ka arritur të grumbullojë vetëm 50 pikë nga 32 ndeshje të luajtura në Ligën Premier deri më tani, duke bërë që të mbesin 23 pikë mbrapa liderit Manchester City.
Do të jetë e pamundur për ‘Djajtë e Kuq’ që të përfundojnë në top katërshe, por ata do të përpiqen që ta mbyllin sezonin në një mënyrë pozitive, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
“Mendoj se javët e fundit të sezonit do të jenë vendimtare për të vendosur të ardhmen e Erik Ten Hag. Gjithçka është ende e hapur dhe asgjë nuk është e sigurt në këtë pikë”.
“Ne duhet të presim që INEOS të vendosin, por, është e sigurt, situata mes Ten Hag dhe INEOS do të diskutohet përsëri dhe tani nuk është koha për të marrë vendimin përfundimtar”.
“Sidoqoftë, ajo që Ten Hag po transmeton në publik është dëshmi se bisedime janë mbajtur, kështu që kjo është diçka për t’u konsideruar”, ka thënë Romano.