Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Shkup, 19 prill – Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.

“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është larg, as Lindja e afërt nuk është larg.

Prandaj këtij vendi i duhet stabilitet, i duhet qëndrueshmëri, i duhen politika të mençura që garantojnë ardhmëri e siguri, kush mund ti bëjë këto? Sigurisht që këta të gjitha mund të arrihen përmes kuadrove të përgatitura në të gjitha drejtimet siç është kandidati ynë i Frontit Europian Bujar Osmani”, tha Ahmeti.

Ky front nuk është ndërtuar për një përdorim të përkohshëm por është ndërtuar për veprime të gjata. Po ti thoshe dikujt se ne këtu ku jemi do të mbajmë tubim dhe do bëjmë kandidaturë për president, e po ti thoshim dikujt se në kazermat e Mlladiçit ne do mbajmë tubim për president, do të thoshte ju jeni të marrë, por ja që jo vetëm tubim, por sa e sa vite këtu vepron dhe punon Universiteti i Tetovës, i cili u hap me gjak”, tha Ahmeti.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img