Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Kërçovë, 18 prill – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte për vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kërçvë dhe Departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej të cilët janë në përbërjen e tij. Ai, siç njoftojnë nga MPB-ja, ka mbajtur takime me udhëheqësinë e njësisë organizative dhe u njoftua me strukturën, aktivitetet aktuale, lëvizjen e kriminalitetit dhe gjendjen e burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike.  

“Në përgjithësi, në territorin e DPB-së së Kërçovës, ku jetojnë më shumë se 50 mijë banorë, ekziston një gjendje stabile e sigurisë dhe ka mbi 50 për qind realizim të veprave penale dhe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve dhe automjeteve të vjetra”, tha Toshkovski.

Për departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej, mund të vërehet një rënie e shkeljeve të regjistruara të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa në sferën e burimeve njerëzore dhe aseteve materiale e teknike situata është e njëjtë si në shumicën e njësive organizative. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img