Mbrëmë në Mynih, lojtarët e Bayernit mposhtën Arsenalin me rezultat minimal 1-0 dhe kështu kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe duket se tifozët e Arsenalit e kanë gjetur justifikimin për humbjen.
Gjatë dhe pas ndeshjes, në rrjetet sociale janë shfaqur foto interesante nga Allianz Arena në Mynih dhe tifozët e klubit londinez pohojnë se Bavarezët kanë përdorur një truk “të pisët” në pushimin mes dy pjesëve.
Gjegjësisht, gjatë pushimit, Bavarezët lanë spërkatës për rreth dhjetë minuta në gjysmën e fushës mbi të cilën Topçinjtë sulmuan në pjesën e dytë, duke e lagur ndjeshëm këtë pjesë të fushës.
Në pjesën e dytë të fushës spërkatësit nuk funksionuan dhe qëllimi i Bayernit ishte aq i qartë sa fusha e lagur do të ngadalësonte shpejtësinë dhe do t’ia vështirësonte sulmin kundërshtarit në 45 minutat e fundit.
Tifozëve të Arsenalit iu kujtua menjëherë e njëjta lëvizje e bërë nga Liverpooli në dhjetor të vitit të kaluar, kur Topçinjtë vizituan Anfield. Reds më pas përdorën një truk identik.
Kujtojmë se mbrëmë (e mërkurë), Joshua Kimmich shënoi për fitoren 1-0 të Bayernit dhe e çoi skuadrën gjermane në gjysmëfinale, ku do të përballet me Real Madridin.