Sot dyert e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët

Shkup, 18 prill – Sot hyrja në të gjithë muzetë dhe zonat arkeologjike në vend do të jetë falas, për nder të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Vendeve Arkeologjike. Ministria e Kulturës njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës.

Do të jenë të hapura dyert e institucioneve kombëtare: institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitete (ICOMOS) shpalli 18 prillin si Ditën Botërore të Trashëgimisë dhe ICOMOS rekomandon çdo vit një temë për kremtimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Çdo vit, temat janë aktuale, dhe kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore, për mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e pasurisë së paçmuar të zbuluar përmes arkeologjisë”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img