Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Policia e Kosovës për rajonin e Veriut ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnicë është dëgjuar një shpërthim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Telegrafin se dyshohet që shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.

“Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz”, tha tutje Elshani.

Njësitet relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës thanë për Telegrafin se është njoftuar prokurori kujdestar dhe ka udhëzuar Policinë për të hapur rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq, KosovaPress shkruan e shpërthimi në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img