Shkup, 18 prill – Për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe borë në viset më të larta, QMK-ja apelon për kujdes, pastrim të rregullt të kanaleve lokale, të mos hidhen mbeturina në të, ndërsa aty ku ka të pastrohen sepse mund të krijojnë një digë dhe të del uji.
Pasi pritet dhe erë e përforcuar, ndërkohë bëjmë apel për t’u kushtuar vëmendje gjërave që mund të “dalin” nga ndërtimet në lagjet dhe veçanërisht nga ato që janë në ndërtim, duhet të sigurohen gjitha gjërat që mund të shkakohen nga era dhe do të përbënin rrezik për njerëzit që ndodhen pranë. Nëse jeni duke qëndruar në mal rekomandohet të keni derivate të mjaftueshme në veturë dhe të bëni kujdes në rrugët malore.
Të gjitha rastet emergjente paraqitni në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.